BallinaAktualitetKrenar Ahmeti: Çfarë duhej të bënte Meta pas vjedhjes në Rinas

Krenar Ahmeti: Çfarë duhej të bënte Meta pas vjedhjes në Rinas

Eksperti dhe ish-shefi i policisë Krenar Ahmeti, i ftuar në emisionin “Tempora” në RTV Ora deklaroi se aeroporti i Rinasit, ka qenë më i sigurtë  në vitin 1997 sesa ç’është sot, referuar këtu grabitjes së miliona eurove sot në Rinas.

Sipas Ahmetit, presidenti Ilir Meta duhej të thirrte komisionin e Sigurisë Kombëtare.

“Në ’97-n, në ditët më të zeza të komunitetit tonë, aeroporti ka qenë në masa sigurie. Në këto momente ku pretendohet se kemi siguri, parandalimi është elementi më i rëndësishëm. Ky është një akt terrorist. Ata kanë marrë avionin peng. Avioni është i një shteti tjetër.

Çëshja e parë; Pse Ilir Meta nuk ka thirr komisionin e Sigurisë Kombëtare?! 

E dyta; Aviacioni Civil ka struktura të sigurisë. Pse nuk prononcohen? Unë kam informacion nga pozicionet që kam patur më parë, se si funksionon Aviacioni Civil”, u shpreh Ahmeti.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular