BallinaKultureGolloborda dhe kostumet e grave!

Golloborda dhe kostumet e grave!

Nga Halil Teodoraj

Krahina etnografike e Gollobordës shtrihet në pjesën jug-lindore të Dibrës. Golloborda ruan gjurmë të lashta të civilizimit me tradita të pasura të kulturës materiale dhe shpirtërore të popullit.
Kostumet e veshjes së grave të rajonit të Gollobordës, pasqyrojnë traditën e lashtë të shprehjes estetike, duke nxjerrë në pah elementet më të lashta dhe domethënëse të artit tradicional.
Motivet e artit popullor të shprehura te kjo veshje janë ngushtë të lidhura me historinë e rajonit dhe me dukuritë tjera kulturore dhe artistike të popullates që banojnë në këtë krahin.
Burimet historike na kanë ndihmuar që të ndjekim gjurmët e shprehjeve artistike të kësaj veshje e cila është ruajtur dhe vazhdon të ruhet e pastër në gjithë zonën ku shtrihet Golloborda.
Motivet e shumëllojshme të qëndisura me simbolika të veçanta dëshmojnë realizime të përkryera të mjeshtërisë burimore historike që në lashtësi.
Në këtë veshje, përmes qëndisjes së simboleve dhe formave shprehet psikologjia shoqërore, ku elementet e zbukurimit përshtaten me traditën popullore dhe historinë e rajonit.
Dihet se trashëgimia shpirtërore nuk është statike por ndryshon varësisht duke futur elemente të reja nëpër etapa kohore, te kjo veshje janë ruajtur në mënyrën origjinale që në lashtësi.
Gjatë punimit të veshjes rëndësi i kushtohet ruajtjes së traditës, teknikës së punimit, qëndisjes së motiveve si dhe kualitetit të materialit të zgjedhur. Veshja tradicionale si art popullorë është trashëgimi e rëndësishme e kulturës materiale, ndërsa motivet e shprehura të artit popullorë në veshje, janë pjesë e rëndësishme e kulturës shpirtërore të një komuniteti apo etnie
Është një veshje e pasur sepse përmban shumë zbukurime, ngjyra, që vazhdojnë dhe sot e kësaj dite të përdoren në të gjitha dasmat dhe gjërsisht në Gollobord.
Në përgjithësi kësaj veshje I dominojne ngjyrat kryesisht e kuqe e cila simbolizon gjakun,si dhe disa kombinime që e bëjnë veshjen tërheqëse dhe të hijshme
E gjithë zona e gollobortdës e ka ruajtur me xhelozi deri ne ditët e sotme këtë veshje tradicionale e cila përfaqëson trashëgiminë kulturore e popullatës dhe kontributit të dhënë për të mos u zhdukur nga pushtimet e huaja mija vjeçare.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular