BallinaUncategorizedKryeministri Rama takon Tsipras: Vlerësojmë mbështetjen e Greqisë, ja çfarë diskutuam

Kryeministri Rama takon Tsipras: Vlerësojmë mbështetjen e Greqisë, ja çfarë diskutuam

Kryeministri Edi Rama zhvilloi një takim me homologun grek Aleksis Tsipras gjatë zhvillimit të samitit 16+1 mes vendeve te Europës Juglindore dhe Kinës.

Biseda mes kryeministrave shqiptare dhe grek u përqendrua në reformat e ndërmarra nga Shqipëria me synim hapjen e negociatave me Bashkimin Europian si edhe në nxitjen e mëtejshme të marrëdhënieve dypalëshe jo vetëm në rrafshin politik e të fqinjësisë së mirë, por edhe në shkëmbimet tregtare dhe investimet e huaja.

“Kryeministri Rama vlerëson qëndrimin e Athinës zyrtare mbi të ardhmen e Shqipërisë në BE dhe rolin që qeveria greke luan për çeljen e negociatave mes Shqipërisë dhe BE”,- njoftoi zyra e shtpit të Kryeministrit Edi Rama për takimin.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular