BallinaAktualitetFermerët i bashkohen protestës, derdhin qumësht dhe qëllojnë me domate

Fermerët i bashkohen protestës, derdhin qumësht dhe qëllojnë me domate

Protestës së sotme të opozitës që po zhvillohet përpara Kryeministrisë i janë bashkuar edhe fermerët. Ata kanë me vete bidona qumështi  dhe arka me domate dhe janë ndalur para selisë së qeverisë. Pavarëssht kordonit të policisë ata kanë gjuajtur me produktet e tyre Kryeministrinë.

Edhe pse fermerët, kryesisht nga Myzeqeja, kanë protestuar disa herë, duket se kërkesat e tyre kanë rënë në vesh të shurdhët.

Vendimi i qeverisë për TVSH-në po i detyron ata ti shesin produktet nën kosto.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular