BallinaEkonomiKu po shkojmë?! Në 16 muajt e fundit në Shqipëri u...

Ku po shkojmë?! Në 16 muajt e fundit në Shqipëri u mbyllën 123 mijë biznese!

Vetëm për vitin 2019, 2086 subjekte në të gjithë vendin kanë kaluar në status pasiv, duke deklaruar zyrtarisht se heqin dorë nga ushtrimi i aktivitet tregtar. Të dhënat Referuar të dhënave më të fundit të përditësuara më 12 Prill 2019, të regjistrit të Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve, numri total i bizneseve pasive rezulton të ketë arritur në 122. 247, nga 120 161 subjekte që u mbyll vitit 2018.

Shifra e subjekteve që marrin këtë status vjen në rritje nga muaji në muaj, ndërsa lista është një regjistër që ka të përfshirë tatimpagues që kanë kaluar në këtë status që në vitin 2001, dhe shumë prej tyre mund të kenë kaluar sërish në aktiv. Tirana mban rekord sa i përket bizneseve që kanë kaluar në status pasiv dhe më pas renditet Durrësi. Ndërsa Drejtoria Rajonale Kukës zë peshën më të vogël .

Duket se krahas luftës ndaj informalitetit me afrimin e sezonit turistik, tatimet do të përqendrohen edhe në këtë drejtim, duke u fokusuar tek biznese që abuzojnë me këtë status, ndërsa nga 1 Gushti 2019, nuk do të ketë më tatimpagues me më shumë se një NIPT. Një subjekt transferohet nga regjistri aktiv në regjistrin pasiv në rastet kur nuk ushtron më veprimtari tregtare për një periudhë tatimore prej 12 muajsh të njëpasnjëshëm; nuk dorëzon deklaratën tatimore për një periudhë tatimore prej 12 muajsh të njëpasnjëshëm apo deklaron në QKR pezullim veprimtarie tregtare për një periudhë më shumë se 12 muaj të njëpasnjëshëm apo pa afat të përcaktuar. Scan tv

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular