BallinaAktualitetReagon PD, Bardhi: Janë tmerruar, Llesh kimiku sajoi dhe skenar me djegie...

Reagon PD, Bardhi: Janë tmerruar, Llesh kimiku sajoi dhe skenar me djegie makinash, nuk ka kthim pas…

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike Gazmend Bardhi ka reaguar në një postim ne rrjetet sociale ku akuzon ashpër kreun e Ministrisë së Brendshme.

“Turp! Llesh Kimiku sajoi skenare me djegie makinash fallco e policë “të dhunuar” për të mbuluar frikën e shefit të tij të vetmuar”, shkruan drejtuesi i lartë i opozitës.

Ja postimi i tij i plotë:

Janë të tmerruar nga #bashkimi i shqiptareve! S’u mjaftoi gazi helmues dhe uji me presion, i përdorur në mënyrë kriminale kundër qytetareve. #Turp! Llesh Kimiku sajoi skenare me djegie makinash fallco e policë “të dhunuar” për të mbuluar frikën e shefit të tij të vetmuar. Pas grabitjes në Rinas, djegia e makinës fallco dhe policë “të dhunuar” është “suksesi” i dytë i Llesh Kimikut ne 3 dite.

Parlament me vota fallco, qeveri falco, kryeminister fallco! Shteti i Ramës ka marrë fund! Ne jemi shumica morale dhe politike! Nuk ka kthim pas!

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular