BallinaAktualitetAnketa e ISP me 201 përfaqësues të PS: Eshtë blerë vota në...

Anketa e ISP me 201 përfaqësues të PS: Eshtë blerë vota në 2017, kundër Ramës për zgjidhjen e krizës

Instituti i Studimeve Politike u është drejtuar 201 përfaqësuesve të PS, njëkohësisht delegatë të Kongresit, të cilët deklarojnë se: Blerja dhe trafiku i votave ndikoi në rezultatin zgjedhor të 2017-s. Për këtë arsye, kryeministri të dialogojë me opozitën për daljen nga ngërçi politik

Kundër kryeministrit Rama për zgjidhjen e krizës politike: Dialog me opozitën

Blerja dhe trafiku i votave ndikoi në rezultatin zgjedhor në 2017

Ka mbi 55 ditë që opozita ka dorëzuar mandatet e deputetëve dhe realisht, parlamenti deri tani funksionon vetëm me mazhorancën, ndërkohë që deputetët e rinj, që plotësuan disa vende vakante, nuk përfaqësojnë më opozitën dhe as elektoratin e Djathtë. Gjithashtu, parlamenti deri tani ka vetëm 102 deputetë, nga 140, deputetë. Mungesa e Gjykatës Kushtetuese, për më shumë se 18 muaj, krijon jo vetëm vakuum kushtetues, por edhe mungesë të rendit kushtetues, derisa palët politike nuk mund të ankimohen në Gjykatë Kushtetuese. Kjo nuk e ka penguar kryeministrin Rama, që të deklarojë herë pas here, se tashmë opozita do të futet në parlament vetëm pas zgjedhjeve parlamentare të 2021-it, ndërkohë, që edhe në zgjedhjet vendore të 30 qershorit 2019, mazhoranca do t’i zhvillojë pa opozitën. Këto qëndrime politike të kryeministrit Rama, krejtësisht në kundërshtim me Frymën e Demokracisë, e thellojnë më shumë krizën politike

Anketa me delegatët e Kongresit të PS-së

Instituti i Studimeve Politike zhvilloi me 201 delegatë në Kongresin e fundit Elektoral të Partisë Socialiste anketime të tilla me tema të njëjta për identitetet partiake, përbërjen e delegatëve, mandatet, legjitimitetin si dhe aktivitetet politike. Pyetjet që u drejtuan delegatëve të Kongresit të PS-së për çështjen e krizës politike ishin: A do të ketë bisedime dhe marrëveshje? A do të ketë ndërmjetësim dhe presion ndërkombëtar për një model të njëjtë marrëveshjeje si në Maqedoni më 2015 apo Shqipëri 2017? Cili është vlerësimi për mundësinë e një dialogu dhe marrëveshje të re politike për t’i dhënë fund krizës aktuale politike në Shqipëri? A kanë ndikim të madh në zgjedhje blerja e trafiku i votave?

 

Socialistët kundër kryeministrit për zgjedhjen e krizës

Nga anketa me delegatët e Kongresit të PS-së, rezultatet janë interesante, sepse anëtarët dhe delegatët socialist mendojnë ndryshe nga kryetari i PS-së dhe kryeministri Rama. Rreth 75% e delegatëve të PS kanë vlerësim pozitiv për marrëveshjen e vitit 2017, por ndërkohë, 59% besojnë se kriza aktuale do të zgjidhet me një marrëveshje të re politike midis dy partive. Kjo përkthehet në mesazh politik të delegatëve të Kongresit të PS-së, që edhe mazhoranca duhet të ulet me opozitën, që të gjejnë bashkërisht konsensusin për zgjidhjen e krizës politike. Vetë socialistët e kuptojnë se është tejet e vështirë që mazhoranca socialiste të mbijetojë e vetme në parlament, pa opozitën e vërtetë.

 

Edhe socialistët e pranojnë: Blerja dhe trafikimi i votës ka ndikim në zgjedhje

Zbardhja dhe publikimi i dosjes 339 të Prokurorisë së Krimeve të Rënda, për përgjimet e subjekteve dhe kandidatëve zgjedhore me njerëzit e botës së krimit, nxori në pah atë që thuhej: Në Shqipëri vota blihet dhe trafikohet. Një nga shkaqet e dorëzimit të mandateve të deputetëve nga opozita ishte pikërisht, akuza e blerjes së zgjedhjeve në 2017 nga amzhoranca dhe, prandaj ky parlament nuk mund të ekzistojë më. Kryeministri Rama e ka rrëzuar kategorikisht mundësinë e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare, ndërkohë që OSBE-ja në Tiranë, si edhe disa ambasadorë të huaj kanë deklaruar se blerja e votave nuk ka ndikuar në rezultatin zgjedhor, prandaj qeveria është e ligjshme. Mirëpo, në kundërshtim me këto qëndrime politike të kryeministrit Rama dhe ambasadorëve të akredituar në Tiranë, 60% e delegatëve të PS mendojnë se blerja e trafiku i votave kanë ndikim në zgjedhje, vetëm 38% kanë mendim se ato nuk kanë ndikim të madh në zgjedhje. Ka diskordancë të madhe midis retorikës denigruese që përdor lidershipi i PS ndaj opozitës e protestave/kërkesave të saj dhe perceptimit të moderuar të delegatëve të Kongresit Elektoral të PS për opozitën dhe pretendimin e saj për ndikimin e blerjes/trafikimit të votave në zgjedhje. Anëtarësia beson tek dialogu dhe marrëveshja, ndërkohë që lideri i PS-së beson më shumë tek konflikti i skajshëm dhe zgjidhja përmes forcës në rrugë apo forcës me kartonë në parlament. Telegraf

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular