BallinaAktualitetSkandali/Rektori "emëruar" në vend të Konit, i denoncuar nga ish-zv/ministri i PS...

Skandali/Rektori “emëruar” në vend të Konit, i denoncuar nga ish-zv/ministri i PS për..

Reagon studiuesi dhe denoncuesi i plagjiaturave Taulant Muka, pas vendimit të ministres së Arsimit, Besa Shahini për emërimin përkohësisht të Bernard Dostit si rektor. Ky vendim erdhi pas pezullimit nga detyra të rektorit Mynyr Koni.

Në një status në rrjetet sociale, Muka rikthen edhe një herë denoncimin me fakte ndaj Dostit, si dhe ironizon vendimin e ministres Shahini.

“Besa Shahini, nuk e di çfarë emri t’i vë veprimit të fundëm që sapo ke ndërrmarë. Shkarkon Mynyr Koni dhe emëron rektor Bernard Dosti me publikime plagjiaturë! Ku është standardi që vendos Besa? Z. Dosti është denoncuar publikisht për artikull plagjiaturë (me bashkautor ish zv/ministrin e Arsimit Ervin Demo) ne Ora Neës. Madje ka një kërkesë të z. Koni për verifikimin e plagjiaturë se z. Dosti, por qe është penguar si veprim nga Dhori Kule. Ky është standardi i Ministrisë se Arsimit, lartësoni hajdutët intelektualë për të shkatërruar arsimin dhe të ardhmen e të rinjve”, shkruan Muka.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular