BallinaAktualitetDhuna tek Bregu i Lumit, Ylli Manjani: Mirë që i rrahin, por...

Dhuna tek Bregu i Lumit, Ylli Manjani: Mirë që i rrahin, por s’i lënë as të qajnë!

Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani, ka reaguar për dhunën e ushtruar nga shefi i komisariatit NR.4 në Tiranë ndaj një banoreje që proteston për shtëpinë e saj te “Bregu i Lumit”.

Reagimi i Manjanit:

Ai polici që goditi vajzën sot tek Bregu i Lumit, paguhet ndër të tjera për të mbrojtur gratë nga dhuna.

Dhuna ndaj saj është dyfish e dënueshme.

Them “ndër të tjera”, sepse me të tjerat ai polic e kolegët e tij e kanë menderosur. Përfshi dhe terrorin e ndalimit të lajmeve, duke ju rrembyer edhe celularët njerëzve.

Mirë që i rrahin e i dhunojnë, por s’i lënë as të qajnë!

Kjo është Policia që vazhdojnë ta duan!!!

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular