BallinaKryesoreManchester City "fiton" ndeshjen e çmendur, VAR-i kualifikon Tottenham-in në gjysmëfinale

Manchester City “fiton” ndeshjen e çmendur, VAR-i kualifikon Tottenham-in në gjysmëfinale

Operacioni doli me sukses, por pacienti vdiq.

Në këtë mënyrë mund të përshkruhet ndeshja e bërë nga Manchester City sot kundër Tottenham në çerekfinalen e kthimit të Champions League. Skuadra e Pep Guardiola ka fituar 4-3 ndeshjen e çmendur të luajtur në “Etihad Stadium”, por Tottenham është kualifikuar në gjysmëfinale me rezultatin e përgjithshëm 4-4.

Çmenduria ka filluar në minutën e 4-t me Sterling që ka kaluar në avantazh vendasit me një gol magjik, por festa e “Citizens” ka zgjatur shumë pak, sepse Son që shënuar dy gola të shpejtë në minutën e 7-të dhe të 10-të. Një minutë më vonë ka ardhur barazimi i ekipit të Pep me Bernardo Silva-n, i ndihmuar nga një devijim i Rose.

Në të 21-ën, City është kthyer në avantazh me Sterling dhe ka realizuar të katërtin me Aguero-n në minutën e 59-të. Gjithsesi, Spurs nuk janë dorëzuar dhe në minutën e 73-të kanë gjetur golin e tretë me Llorente-n, për të cilin është dashur ndërhyrja e VAR për të kuptuar nëse spanjolli kishte shënuar me dorë apo kofshë. Arbitri Cakir ka zgjedhur të dytën dhe e ka quajtur të vlefshëm.

Vendasit janë hedhur në sulm në minutat e mbetura për golin e pestë dhe të kualifikimit, duke e gjetur në kohën shtesë me Sterling, por që është anuluar për pozicion jashtë loje nga VAR.

Feston Tottenham, që në gjysmëfinale do të përballet me Ajax-in, një tjetër skuadër që nuk pritej të ishte mes katër më të mirave të Europës në fillimin e sezonit.

Statistikat e ndeshjes 

– City-Spurs është ndeshja e parë e Champions League e luajtur në Angli në të cilën janë shënuar pesë gola në pjesën e parë që nga marsi i 2005-ës, kur Chelsea e mbylli 3-2 në avantazh pjesën e parë kundër Barcelona-s në “Stamford Bridge”.

43 – Raheem Sterling ka marrë pjesë në realizimin e 43 golave (29 gola, 14 asiste) në 50 ndeshjet që ka luajtur në të gjitha kompeticionet në këtë sezon me klubin dhe kombëtaren, më shumë se çdo lojtar tjetër anglez në 5 kampionatet kryesore.

4 – Katër golat e shënuar në 11 minutat e para kanë qenë më të shpejtët që janë realizuar ndonjëherë në një ndeshje të Champions League-ës.

3 – Kevin De Bruyne është lojtari i parë që jep 3 asiste në një çerekfinale të Champions League që nga Ryan Giggs me Manchester United kundër Roma-s në 2007-ën (4).

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular