BallinaAktualitetVIDEO/Vendimi i Holandës për vizat, reagon Monika Kryemadhi: I vë vulën dështimeve...

VIDEO/Vendimi i Holandës për vizat, reagon Monika Kryemadhi: I vë vulën dështimeve të Ramës

Për kryetaren e LSI-së, Monika Kryemadhi, më shqetësuese  sesa  kërkesa e Holandës për rikthimin e vizave është arsyeja e këtij qëndrimi të parlamentit holandez.

Në një konferencë për mediat, Kryemadhi tha se krimi i organizuar shqiptar dhe kthimi i vizave mund të dëmtojnë dhe vetë procesin e integrimit të Shqipërisë në BE.

Fakti që bërtet dhe ulëret sot është që krimi i organizuar shqiptar, destabilizimi i brendshëm që ka vendosur Shqipërinë sot është sepse krimi tashmë është partneri më i ngushtë me qeverinë shqiptarë, janë partnerët dhe bashkëpunëtorët më të ngushtë të zyrtarëve të lartë të cilët kanë eksportuar dhe në vendet e BE.Holanda është vetëm një nga vendet që e ka ngritur këtë çështje por fatkeqësisht ky fenomen ka prekur edhe shumë vende të tjera të BE.

Dua të kujtoj raportin e DASH, që e cilëson Shqipërinë si një bazë operacionale për organizatat e krimit të organizuar që operojnë në SHBA, Europë, Lindjen e Mesme dhe Amerikën e Jugut. Ky fenomen i ngritur zyrtarisht nga Holanda rrezikon të marrë një efekt zinxhir në debatin e ardhshëm të vendeve anëtare mbi procesin e integrimit europian dhe konkretisht për çeljen e negociatave që shqiptarët aspirojnë.

Kryemadhi tha se parlamenti holandez “konfirmoi plotësisht faktin se nuk janë protestat e opozitës apo djegia e mandateve  arsyet e mosçeljes së negociatave por kapja e shtetit, keqeverisja dhe kapja e të gjithë institucioneve nga krimi i organizuar”.

Konferencë për shtyp

Konferencë për shtyp

Gepostet von Monika Kryemadhi am Mittwoch, 17. April 2019

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular