BallinaKronikeBllokohen 252 orë false në Gjermani, kishin destinacion Shqipërinë

Bllokohen 252 orë false në Gjermani, kishin destinacion Shqipërinë

spot_img
spot_img

Zyrtarët doganorë të Aeroportit të Frankfurtit në Gjermani kanë konfiskuar 252 orë dore të falsifikuara, të cilat kishin si destinacion  final Shqipërinë. Orët e sekuestruar kishin si adresë nisje Hongkongun dhe destinacioni i tyre ishte tregu i Shqipërisë. Kështu ka deklaruar të enjten një zëdhënëse e zyrës doganore, shkruan Welt.de.

Krahas orëve të dorës, agjentët doganorë kanë sekuestruar në cilësinë e provës materiale 148 qese prej letre me mbishkrime të falsifikuara të markave të njohura të orëve.

Çmimi në treg i orëve nëse ato do të ishin origjinale arrinte rreth 60,500 euro. Sipas mediave gjermane, bllokimi i orëve është kryer me 26 mars, por informacioni është shpërndarë në publik një ditë më parë.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular