BallinaAktualitetRinasi, kinezët e lajmëruan Policinë brenda 1 minute, ka prova të sigurta!

Rinasi, kinezët e lajmëruan Policinë brenda 1 minute, ka prova të sigurta!

Një punonjë si sigurisë së Aeroportit të Rinasit, nëpërmjet një mesazhi bërë publik sot në media, ka rrëzuar pretendimet e ministrit të Brendshëm Sandër Lleshi se Policia ishte njoftuar me vonëse për grabitjen e parave në avion nga koncensionari.

Ish-kryeministri Sali Berisha e ka publikuar mesazhin e punonjësit me këtë shënim: “Denoncohet mashtrimi i Vasal Kimikut! Narkopolicia u njoftua që në minutën e parë të fillimit të vjedhjes shtetërore të shekullit.”

Statusi i Sali Berishes

Përshëndetje Doktor.

Është mashtrim ajo që thotë Sander Lleshaj për vonimin e njoftimit të Policisë për grabitësit në aeroportin e Rinasit.

E vërteta është se kinezët kanë lajmëruar Policinë brenda 1 minute. Kjo është 100% e sigurtë dhe ata disponojnë prova të sigurta për këtë. Ju lutem anonim.

Ky mesazh erdhi pas deklaratës së përsëritur të ministrit të Brendshëm se “do të kishte mjaftuar edhe vetëm një pjesë e këtyre parave të përvitshme, që pasagjerët paguajnë ekskluzivisht për sigurinë për ta garantuar në mënyrë të shumëfishtë perimetrin e jashtëm të Aeroportit, i cili jo vetëm që është hapur për disa sekonda, por, për më keq, Koncesionari dhe Kontraktori i tij për sigurinë nuk kanë arritur madje as të sinjalizojnë policinë për këtë thyerje të patolerueshme të sigurisë.”

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular