BallinaKronikeKapen 144 kg kokainë në Maltë, ja sa do të vinte në...

Kapen 144 kg kokainë në Maltë, ja sa do të vinte në Shqipëri

Autoritetet doganore në Maltë kanë bllokuar 144 kg kokainë të shtunën, sasi kjo e cila dyshohet se kishte si destinacion Shqipërinë dhe Malin e Zi. Lënda narkotike ishte fshehur në 3 kontejnerë në ‘FreePort’, ndërsa vlera e saj përllogaritet në 15.7 milionë euro.

Sipas medias “Malta Today”, dy kontejnerët e parë nga Amerika e Jugut po kalonin nëpër Maltë në rrugën e tyre drejt portit të Durrësit në Shqipëri. Ata përmbanin 20 pako kokainë secili, me peshë 48 kg dhe një vlerë monetare prej 5.4 milionë euro.

Gjithashtu theksohet se zyrtarët e Doganave gjetën edhe 80 pako kokainë me peshë 96 kg, me një vlerë prej 10.8 milionë euro me destinacion Malin e Zi.

“Droga ishte ndarë në 120 pako, me peshë totale 144 kg. Ajo u zbulua brenda njësisë së kompresorit të ftohësit në të tre kontejnerët-thanë autoritetet.

Gjatë këtij viti janë bllokuar nga autoritetet doganore mbi 750 kg kokainë me vlerë totale 83.9 milionë euro.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular