BallinaKronikeEmri/Zbulohet kush është grabitësi tjetër i maskuar në pistën e Rinasit

Emri/Zbulohet kush është grabitësi tjetër i maskuar në pistën e Rinasit

Detaje të reja dalin nga operacioni i policisë për arrestimin e grabitësve të parave në pistën e aeroportit të Rinasit. Oltian Veseli, njëri prej 4 të arrestuarve për këtë ngjarje mësohet se ka jetuar për disa kohë në Jemen, kurse Afganistan ku ka luftuar në krah të muxhahedinëve.

Ai është arrestuar nga forcat amerikane në vitin 2006 dhe më pas është kthyer në Shqipëri. Për këtë shkak ai njihej edhe me nofkën “imami”. Vëllai i Oltian Veselit, Ermal Veseli ka një piceri në Krujë.

Të arrestuarit e tjerë janë Alkond Bengasi 34 vjeç, Renaldo Sula, 25 vjeç Saimir Çela, 28 vjeç, të tre banues në Elbasan. Dy nga të arrestuarit kishin në pronësi servisin që gjendet në rrethrrotullimin e Bradasheshit në Elbasan, atje ku dyshohet se u modifikua dhe makina me logon “Hetimi Tatimor”.

“Imami”, kështu njihej 38-vjeçari Oltian Veseli, banues në Krujë i arrestuar së fundmi për grabitjen e 9 Prillit në Rinas, ku u morën 6.5 milionë euro.

Ai nuk është një emër i panjohur për autoritetet shqiptare po ashtu dhe ato amerikane. Sipas gazetarit Artan Hoxha ai ka luftuar në krah të talebanëve në Aganistan.

I kam shkuar në shtëpi në Oltian Veselit. Në atë kohë sapo ishte depërtuar nga Afganistani. Ka ikur në 2003 për të bërë studime teologjike, kishte bërë stërvitje. Ka jetuar në Jemen dhe Pakistan. Ishte futur të luftonte dhe është arrestuar nga marinast amerikanë në një përplasje me talebanët. Është arrestuar në Afganistan dhe në 2005 i është nënshtruar një hetimi. Në 25 qershor të 2006 ai është riatdhesuar në Shqipëri. Ishte stërvitur nga muxhahedinët. Ai thoshtë që: Allahu më vuri në provë dhe unë i mbijetova”, ka thënë gazetari në emisionin Opinion.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular