BallinaKronikeArrestimi në Elbasan i terroristit Bledar Ibrahimi, reagon Matteo Salvini

Arrestimi në Elbasan i terroristit Bledar Ibrahimi, reagon Matteo Salvini

Policia shqiptare arrestoi sot Bledar Ibrahimin, 28 vjeç, i kërkuar nga autoritetet italiane, nën dyshimin e veprave terroriste.

Në lidhje me arrestimin e Ibrahimit, ka reaguar në “Facebook” ministri i Brendshëm i Italisë, Mateo Salvini.

“Faleminderit magjistraturës dhe hetuesve tanë, duke nisur nga Ros (Forcat speciale), që nuk u dorëzuan kurrë, faleminderit edhe autoriteteve të Tiranës”, ka shkruar Matteo Salvini në rrjetet sociale.

Mediat italianë raportuan se, në vitin 2016, në shtëpinë e Ibrahimit në Pozzo d’Adda, Milano, u gjetën materiale informatike me sfond xhihadist, dhe kontakte të personave me prirje të theksuara radikale.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular