BallinaAktualitetPas nënshkrimit të marrëveshjes me Bashën, aleatët u takuan me ambasadorin e...

Pas nënshkrimit të marrëveshjes me Bashën, aleatët u takuan me ambasadorin e OSBE

Kryetarët e disa prej partive opozitare janë duke zhvilluar aktualisht një takim me ambasadorin e OSBE-së në Tiranë, Bernd borchardt. Takimi po zhvillohet në hotel ‘Rogner’ dhe të pranishëm janë Agron Duka, Vangjel Dule, Nard Ndoka dhe Fatmir Mediu.

Diskutimet e tyre me ambasadorin Borchardt nuk janë zbardhur ende, por takimi zhvillohet pak minuta pas nënshkrimit të koalicionit të aleatëve me Partinë Demokratike.

Bernd borchardt ka qenë kritik ndaj vendimit të opozitës për të djegur mandatet e deputetëve, ndërkohë që akuzat drejtuar punës së tij nuk munguar as nga liderët opozitarë.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular