BallinaEkonomiKreu i Shoqatës së Bankave, Pedrazzi: Vjedhjet kanë rritur kostot e biznesit...

Kreu i Shoqatës së Bankave, Pedrazzi: Vjedhjet kanë rritur kostot e biznesit bankar, ja si do të transferohen

Kostot operacionale dhe primet e rrezikut për biznesin bankar do të rriten pas ngjarjes së datës 9 prill në Aeroportin e Rinasit, ku u grabitën rreth 6 milionë euro cash që po transportoheshin nga bankat jashtë vendit.

Silvio Pedrazzi, Kryetari i Shoqatës së Bankave dhe Drejtor i Përgjithshëm i Bankës “Intesa Sanpaolo Bank Albania” shpjegoi sot se, kostot e krijuara nga vjedhjet e viteve të fundit transferohen në dy mënyra, ose fitime më të ulëta për aksionerët, ose tarifa më të larta të shërbimeve. Secila nga bankat mund të zgjedhë vetë mënyrën e transferimit të kostove, tha ai.

Pedrazzi tha se, transferimi i cash-it nga bankat jashtë vendit nuk është një zgjedhje e tyre, por një detyrim që rrjedh nga entet rregullatore. Bankat janë të detyruara të mbajnë rezerva të detyrueshme për kapitalin dhe provigjione për aktivitete të tjera dhe këto vlera monetare duhen të jenë të gatshme në cash dhe investohen jashtë vendit në formën e letrave me vlerë, në depozita apo në hua për korporatat e huaja. Aktualisht, bankat shqiptare kanë ekspozim të ulët në investimet e korporatave, tha Pedrazzi.

Nga të gjitha operacionet bankare, menaxhimi i cach ka kosto, edhe për shkak të elementeve të larta të sigurisë që shoqërojnë transportin e vlerave monetare. Ngjarjet e përsëritura vitet e fundit kanë rritur kostot operacionale për bankat dhe primet e rrezikut.

Pas këtyre ngjarjeve, kompanitë e sigurimit do të rikomisionojnë primet e rrezikut për sigurimin e vlerave monetare në transport dhe gjithashtu bankat korrespodentë, në këtë rast Raifeisen Bank Group për Shqipërinë do të rishikojnë termat e marrëveshjes për transportin e cash, tha Pedrazzi.

Ai tha se bllokimi i transportit të valutës ditët e fundit pati ndikim negativ në kursin e këmbimit duke ndikuar në uljen e vlerës së euros, teksa disa banka po frenojnë shërbime në valutë sidomos në drejtim të pranimit të depozitave në valutë. Pedrazzi tha se, bankat shqiptare janë të mbingarkuara me likuiditete në euro, për shkak se sipas tij, Shqipëria ka prurje të mëdha në valutë prej IHD-ve, remitancat dhe eksportet.

Ekonomia shqiptare vuan nga euroizimi i lartë edhe për shkak të prirjes që shqiptarët kanë për përdorimin e valutës së huaj.

Ai tha se, aktualisht të gjitha palët që janë përfshirë në procesin e transferimit të cash-it jashtë vendit janë në përpjekje për të gjetur një zgjidhje solide. Procesi ka shumë palë, ku përfshihen kompanitë ajrore, ato të sigurisë, bankat korresponduese dhe kompanitë e sigurimit. Të gjitha palët po punojnë për të gjetur një zgjidhje që të eliminojë rrezikun operacional të transportit të cash – tha Pedrazi.

 

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular