BallinaAktualitetU pyet nëse bashkëjeton me vajzën e Linda Ramës? Ja përgjigjia e...

U pyet nëse bashkëjeton me vajzën e Linda Ramës? Ja përgjigjia e Gent Cakajt

Ministri i Jashtëm në detyrë Gent Cakja, ka hedhur poshtë akuzat se ai ka një lidhje me vajzën e Linda Ramës, gruas së Kryeministrit Edi Rama. Në emisionin “Opinion”, Gent Cakaj tha se hipotezat për një lidhje dashurie me vajzën e Linda Ramës, kanë dalë për të dëmtuar atë dhe Kryeministrin Rama.

“Kjo përveç se është absolutisht e pavërtetë është edhe dashakeqe. Me autorët e kësaj do ballafaqohem në gjykatë. Kanë bërë gjithfarë obstruksionesh me këtë çështje. Kjo është një gënjeshtër absolute bëhet për të njollosur kryeministrin dhe reformën në ministrinë e Jashtme. Ajo korrespondon dhe me një iniciativë që kemi marrë në ministri që është lufta kundër nepotizmit dhe klaneve në diplomacinë shqiptare. Janë klane të caktuara ato po spekulojnë. Unë jetoj vetëm dhe nuk jam në një lidhje. Kjo është produkt i fantazisë së shfrenuar dhe unë turpërohem të flas për këtë çështje”, – tha Cakaj.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular