BallinaAktualitetEmrat/Aksident i rëndë në Bulqizë, 4 persona të plagosur. 2 nisen me...

Emrat/Aksident i rëndë në Bulqizë, 4 persona të plagosur. 2 nisen me urgjencë drejt Tiranës (Fotot)

Një aksident i rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Qafë-Buall në Bulqizë, ku 4 persona kanë mbetur të plagosur.

Në aksident janë përfshirë një veturë dhe një kamion, ndërsa dy prej të plagosurve paraqiten në gjendje më të rëndë.

Ata janë transportuar me helikopter drejt spitalit të Traumës në kryeqytet, ndërsa dy të plagosurit e tjera janë dërguar në spitalin e Bulqizës.

Personat e plagosur janë:

Hysni Jahurri banues në Mamurras
Vladimir Elezi banues në Klos
Altin Tosku u transportua në spitalin e Tiranës
Mehmet Liçi u transportua në spitalin e Tiranës

Nuk dihen ende shkaqet dhe rrethanat e tjera të aksidentit, por paraprakisht thuhet se makina ka kryer një parakalim të gabuar ndaj kamionit, dhe ka humbur drejtimin duke u rrotulluar në rrugë.

Siç shihet dhe në pamjet e mëposhtme, makina është kthyer përmbys, ndërsa terreni në vendin e ngjarjes ka qenë malor.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular