BallinaAktualitetShkodra rebelohet ndaj Ramës! Protestuesit ngrenë barrikadë, kryeministri çon policinë tek...

Shkodra rebelohet ndaj Ramës! Protestuesit ngrenë barrikadë, kryeministri çon policinë tek…

Mijëra protestues kanë bllokuar rrugën në hyrje të qytetit të Shkodrës për të mos lejuar kalimin e Ramës.

Protestuesit kanë bllokuar urën e Bahçallëkut për të mos e lejuar kryeministrin të kalojë. “Mos hajde në Shkodër!”, thotë një protestues.

Ish-deputetët Flamur Noka dhe Bardh Spahia i janë bashkuar protestuesve dhe nuk pranojnë të hapin rrugën.

Ka patur debate mes ish deputetëve dhe punonjesve te policisë.

Polici: “Duhet të hapni rrugën se s’bën. Është e kundraligjshme”.

Bardh Spahia: Nuk ka shans të hapim rrugën!

Ish deputeti Flamur Noka tha se qytetarët e Shkodrës janë për të protestuar kundde Kryeminsiatrit të krimit. Rama e ka futur Shkodren në kthetrat e krimit dhe varferisë.

Opozita do protestojnë deri në një qeveri tranzitore.

Shqipëria është peng i bandës me kryebanditin Edi Rama

Opozita nuk do të reshtë së protestuari.

Është e drejtë e qytetarëve të protestojnë. Jeni duke mbrojtur bandën dhe jo shtetin.  Edi Rama nuk përfaqëson shtetin por një bandë që vret dhe vjedh shqiptarët, tha Noka.

Spahia: RAMA IK!
“E le Shkodrën pa investime, e së fundmi ia transferon drejtoritë kryesore në Lezhë e Rrëshen dhe pastaj con polici pa fund, për t’u mbrojtur nga revolta që vetë shkakton me aktet e veta.
Shkodra nuk harron sesi po trajtohet pavarësisht se shteti po vihet në shërbim të pushtetit! Ka shumë e shumë më tepër, edhe të heshtur, që nuk e njohin më Edi Ramën për kryeministër! Ka mbetur vetëm fasada, e cila do bjerë shumë shpejt!
#”Pritje”ShkodrePerPiktorinDeshtak”, shkruan ish-deputeti Bardh Spahia në një postim në Facebook.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular