BallinaTe tjeraKërkoi Holandën, por vuajti gati 28 vjet burgim

Kërkoi Holandën, por vuajti gati 28 vjet burgim

Nga Kastriot Dervishi

Muço Lamçe Bazaj lindur më 1939 në Gorisht të Vlorës, hyn te grupi i të dënuarve që ka vuajtur gati 28 vjet burgim. Dënimet i nisi dënimet në vitin 1962 në moshën 23 vjeçare dhe i vijoi për një kohë të gjatë ato. Kërkoi perëndimin, por vuajti dhe i iku gjithë rinia në kampe e burgje. Gjithë kjo histori nis në verën e vitit 1962, teksa një anije holandeze është gjendur në portin e Vlorës. I riu vlonjate guxoi, por u diktua nga rojet e kufirit në metrat e fundit të notit. Humbi gjithë rininë, gjithë vitet më të bukura të jetës në kampet dhe burgjet e diktaturës.

-Periudha e vuajtjes së burgimit, sipas viteve:

1962-1990: 27 vjet, 10 muaj, 7 ditë

-Mosha në fillim të dënimit: 23 vjeç

-Mosha në mbarim të dënimit:51 vjeç

Dënimi i parë

Duke qenë i ri, nga prania e një vapori holandez në portin e Vlorës, ai u orvat të arratisej. U arrestua më 23.8.1962 në përpjekje për arratisje. Ngjarja raportohet në komunikatën nr.193, datë 25.8.1962. Në përpjekje me not, ai u kap nga rojet e kufirit. Fatale kjo. Gjithë jeta do i shkonte ters. Gjykata Ushtarake Gjirokastër me veprim në Vlorë, me vendimin nr.52, datë 14.11.1962 e deklaroi fajtor dhe e dënoi me 15 vjet burgim e konfiskimin e pasurisë.

Ridënimi në Spaç dhe Burrel

U arrestua në Spaç më 15.4.1972, kur ishte duke vuajtur dënimin. Në arsyetimin e dënimin thuhej se kishte “folur haptas kundër pushtetit popullor”, “kundër sistemit politik”, se liri kishte në vendet e perëndimit, se nuk lejohej krijimi i partive të reja, etj. nuk pranoi të flasë gjatë këtij hetimi. Me vendimin nr.29, datë 19.6.1972, Gjykata e Rrethi Mat, e deklaroi fajtor në bazë të nenit 73 të Kodit Penal dhe e dënoi me 12 vjet burgim.

Pas këtij dënimi u çua për të vuajtur dënimin në Burgun e Burrelit. Edhe këtu u arrestua më 9.8.1977. Akuzohej se kishte përmendur e kritikuar Enver Hoxhën gjatë shëtitjeve të caktuara brenda burgut. Këto i kish dëgjuar ushtari roje dhe i kish denoncuar. Gjykatës së Rrethit Mat me vendimin nr.65, datë 20.8.1977, e deklaroi fajtor në bazë të nenit 73 të Kodit Penal dhe e dënoi me 25 vjet burgim.

U lirua më 30.8.1990.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular