BallinaAktualitetBasha takim 1 orë me aleatët. Vangjel Dule: Zgjedhje me një palë...

Basha takim 1 orë me aleatët. Vangjel Dule: Zgjedhje me një palë nuk do të ketë më 30 qershor

Ka përfunduar takimi midis kreut të Partisë Demokratike, Lulzim Basha dhe kryetarëve të partive të koalicionit opozitar.

Në dalje, kreu i PBDNJ-së, Vangjel Dule tha se zgjedhje më 30 qershor nuk do të ketë, ndërsa shtoi se Edi Rama vijon me arrogancën e tij

“Zgjedhje me një palë mund dhe nuk do të ketë më 30 qershor. Arroganca, prepotenca e zt.Rama nuk i shërben këtij objektivi, i cili mbledh rreth vetes shumicën dërrmuese të qytetarëve të vendit”, tha Dule.

Takimi vjen një ditë, para se krerët e partive të vogla të opozitës, pjesë e koalicionit me PD-në, të zhvillojnë një tryezë me Presidentin e Republikës, Ilir Meta.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular