BallinaKryesoreKorrupsioni/Jorida Tabaku: Rama shpik ligjin e "Tjetërsimit" të pronave, që t’ia dhurojë...

Korrupsioni/Jorida Tabaku: Rama shpik ligjin e “Tjetërsimit” të pronave, që t’ia dhurojë oligarkëve

Nga Jorida Tabaku

Pasi parlamenti Europian e vendos me shpatulla pas murit per çështjen e pronave, qeveria dhe kryeministri Rama vazhdojne të dërgojnë në Kuvend ndryshime ligjore anti-kushtetuese.
I radhës është ndryshimi që shton në ligjin nr 4/2015 një formë antikushtetuese të kalimit të pronësisë, TJETËRSIMIN.

Ky term nuk ndodhet në kushtetutën e vendit ku përcaktohet shumë mirë se si FITOHET një pronë private; pra përmes dhurimit, trashëgimisë apo dhe blerjes. Kjo shpikje ekstra kushtetuese ka vetëm një synim, ligjërimin e dhurimit të pronës nga e përbashkëta tek oligarku.

Një shpikje në kundërshti edhe me rregullat e BE dhe marrëveshjes së MSA. Që nuk do na çojë më pranë Europës .

Ky është ndryshimi i pestë në rradhë me një paketë ligjore antikushtetuese që nuk duket se është shkruar më zyrat e shtetit por të biznesit që do përfitojë. Së bashku me Korporatën e Investimeve ky është një ligj kuadër që bën të mundur të anashkalojnë Parlamentin e Këshillat Bashkiakë sa herë kanë nevojë të zaptojnë një pronë.

Ky ndryshim e ngre në një nivel tjetër korrupsionin e ngritur në sistem. Arroganca ka arritur në atë nivel që nuk kanë më frikë nga asgjë, korrupsioni me ligje bëhet diten për diell e votohet nga parlamenti ilegjitim. Ky ligj do të anullohet bashkë me gjithë paketen aktikushtetuese kundër pronës!

Më poshtë linku projektligjit

https://www.parlament.al/…/20190419114946SHTESA%20-%20AKT%2…

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular