BallinaAktualitetVasili për Veliajn: S’kam fije respekti për të, gënjeshtar që po...

Vasili për Veliajn: S’kam fije respekti për të, gënjeshtar që po mbyt Tiranën me…!

Gjatë rrëfimit të tij në studion e “A Show” në News 24, Petrit Vasili komentoi ndër të tjera edhe kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj, që kërkon tashmë mandatin e dytë. Ndonëse shpalosi qëndrimin e forcës që përfaqëson, për të mos qene pjesë e zgjedhjeve vendore, Vasili tha se s’mund të mbyllte sytë përpara asaj, që sipas tij, po ndodh në Tiranë.

Nënkryetari i LSI-së u shpreh se Veliaj mund të konsiderohet si “gënjeshtari më i mirë” që po e mbyt Tiranën nga kullat.

Ne s’kemi zgjedhje në horizont, se qeveria ka dalë nga një mazhorancë e paligjshme, pra një kryeministër që i vodhi do t’i administrojë sërish zgjedhjet. Të vëmë kusarin të qeverisë sërish, kjo s’mund të ndodhë. Nga ana tjetër Veliaj nuk më thotë asgjë si emër i përveçëm, nuk më thotë asgjë. S’më ngjall asnjë lloj respekti i flet karrigia, ka zhbërë një pjesë të Tiranës sime. Ka dhënë leje për 170 kulla. Di që gjithçka që i takon zemrës së Tiranës ka mbaruar. Ka nisur një kullë edhe mbrapa Kishës Katolike. Ideja që gënjeji tu marrim votat e pastaj t’ju bëjmë gropën s’mund të funksionojë më. Ne s’mund të jemi më viktima të gënjeshtarit më të mirë”,- tha ai.

Vasili u shpreh ndër të tjera shpresëplotë se në Shqipëri do të ketë qeveri tranzitore dhe se do të bëhet një reformë e vërtetë zgjedhore.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular