BallinaAktualitet(VIDEO)/I kujton premtimin, pedagogu sulmon Veliajn: Ky është sëmundje për Tiranën, i...

(VIDEO)/I kujton premtimin, pedagogu sulmon Veliajn: Ky është sëmundje për Tiranën, i çoi njerëzit të votojnë…

Pedagogu dhe aktivisti Ervin Goci ka sjellë dhe një herë në vëmendjen e qytetarëve të Tiranës një premtim të pambajtur të Kryetarit të Bashkisë Erion Veliaj, për ndërtimin e një Parku për Tolerancën Fetare.

Në një video të Brryli Brodway dëgjohen qartë premtimet që Veliaj ka berë në një emision politik në vitin 2015 gjatë fushatës politike për ndërtimin e këtij parku.

Goci në statusin e tij në facebook thotë që Veliaj është një sëmundje e rrezikshme për qytetin e Tiranës.

“Une per kete tipin kam thene qe eshte thjesht semundje,nje semundje e rrezikshme..eshte nje semundje kaq e rrezikshme sa i çon njerezit me votu edhe pse i ka mashtruar me paturpsine me te pamenduar..mos harroni se nuk ka premtuar thjesht nje projekt dhe ia keputi beton, ka premtuar “Park per tolerancen fetare”, nje vlere e thelle e shoqerise shqiptare dhe nje pjese e mire e qytetareve qe jane mashtruar jane besimtare qe mund te kene votuar dhe per kete betim.

Per kete tipin punet e Zotit nuk kane ndonje dallim nga punet qe mbyll me Zamirin, Ulajn apo ndonje tjeter…Zotet e ketij njeriu jane oligarket..vetem kaq.” ka shkruar Ervin Goci në facebook.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular