BallinaAktualitetMeta me 'Qendrën e Djathtë': Të vendoset urgjent dialogu, rrezikohet pluralizmi politik

Meta me ‘Qendrën e Djathtë’: Të vendoset urgjent dialogu, rrezikohet pluralizmi politik

Presidenti i Republikës, Sh.T.Z. Ilir Meta priti sot me kërkesë të tyre kryetarët e partive politike të Grupimit të Qendrës së Djathtë: kryetarin e Partisë Republikane, z. Fatmir Mediu, kryetarin e Partisë Agrare Ambientaliste, z. Agron Duka, kryetarin e Partisë Bashkimi për të Drejtat e Njeriut, z. Vangjel Dule, kryetarin e Partisë Demokristiane, z. Nard Ndoka dhe dëgjoi me vëmendje çështjet e ngritura gjatë takimit.

Presidenti Meta shprehu shqetësimin e thellë për krizën serioze kushtetuese, institucionale dhe të përfaqësimit ku ka hyrë vendi.

Kreu i Shtetit theksoi se më herët kishte paralajmëruar domosdoshmërinë e vendosjes urgjente të dialogut për shmangien e përshkallëzimit të konfliktit.

Presidenti Meta nënvizoi se ka bërë çdo përpjekje për të nxitur zbatimin e reformës në drejtësi brenda afateve dhe parimeve kushtetuese që do të garantonin kontrollin e balancën e sistemit në një shtet funksional të së drejtës.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular