BallinaKronike(Video dhe foto)/Sekuestrohen 1.2 ton kanabis në Stamboll, 4 shqiptarë në pranga....

(Video dhe foto)/Sekuestrohen 1.2 ton kanabis në Stamboll, 4 shqiptarë në pranga. Ja ku e kishin fshehur

Një sasi prej 1.2 ton kanabis, e cila dyshohet se vinte nga Shqipëria është sekuestruar në Stamboll në dy operacione të ndryshme, ndërsa në pranga janë vënë 7 persona, 4 prej të cilëve shqiptarë.

Gjithashtu, janë konfiskuar edhe 550 mijë pilula droge ekstazi, të trafikuara nga Holanda.

Operacioni i parë u zhvillua në 20 prill, ku u arrestuan tre persona dhe u konfiskuan 550 pilula ekstaz.

Ndërsa operacioni i dytë u zhvillua në Eyüpsultan, ku droga u gjet në një depo, e fshehur në thasë me ushqim për kafshët. Në këtë operacion u arrestuan 4 persona, që dyshohet se janë nga Shqipëria, raporton CNN turk.

Droga e konfiskuar në të dy operacionet u raportua të jetë me vlerë 44 milionë lira turke, ndërsa 7 të arrestuarit iu dorëzuan autoriteteve.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular