BallinaSocialeBig Market edhe në Peshkopi, qytetarët: I nevojshëm. Administrator Riçku: U ktheva...

Big Market edhe në Peshkopi, qytetarët: I nevojshëm. Administrator Riçku: U ktheva në Dibrën ku jam rritur

Lideri i supermarketeve  në Shqipëri, Big Market ka hapur në qytetin e Peshkopisë filialin e tij më të ri. Oferta dhe çmime marramendëse bënë që me  qindra qytetarë të dynden në ambientet e këtij supermarketi për të përfituar nga uljet dhe ofertat marramendëse.

Rrjeti i supermarketeve lider në Shqipëri, Big Market vazhdon të shtrihet edhe më tej.  Këtë të shtunë Big Market ka hapur për herë të herë të parë në qytetin e Peshkopisë filialin e tij më të ri. Administrator i Big Market, Peshkopi, Musa Ricku, shprehet se kjo risi në këtë qytet do të ju ofroje qytetarëve çmime të lira dhe produkte cilësore.

Unë nga Dibra jam, në Dibër jam rritur. Kjo ishte arsyeja që të kthehem në Dibër me risi të reja duke gjykuar që Big Market është një ndër qendrat tregtare më të fuqishme në Shqipëri të bëhej pjesë e Dibrës për të ju ardhur sadopak në ndihmë qytetarëve të Dibrës me çmimet e ulëta me produkte cilësore dhe me risi të reja për Dibrën” tha ai.

Me qindra qytetarë morën pjesë në inaugurimin e kësaj pike të re të Big Market nga ku përfituan oferta marramendëse. Ata u shprehen se çmimet janë shumë ta arsyeshme për të gjithë konsumatorët, ndërsa sipas tyre një supermarket i tillë, ishte i nevojshëm në qytetin e tyre.

E mira duhet thënë e mirë,  bollëku është i mirë dhe e gjithë popullata ka leverdi në këto raste sepse kur ka bollëk  ka edhe ulje çmimesh ja ndjen lezetin të  gjithë. Kur hapej Big Marketi në Burrel ne thoshim pse nuk po hapej në Peshkopi, ne e kishim të nevojshme  edhe pse nuk na mungonte gjë, Big Marketi mungonte” tha ai.

Një tjetër qytetare theksoi se “Kishte artikuj shumë me çmime shumë të leverdishme dhe shpresoj të bëjnë oferta gjithmonë”. Ndërsa një tjetër u shpreh se “Big Market ishte shumë i nevojshëm  dhe i uroj suksese dhe punë të mbarë dhe të sjellë ulje për këtë popull se jemi popull  i varfër“.

Big Market ofron për klientët e tij cilësinë më të lartë të produkteve dhe çmimet më të arsyeshme në treg. I shpërndarë në të gjithë Shqipërinë kjo kompani numëron  në mbi 130 filiale. Shqiptarja.com

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular