BallinaSportDe Biasi: Dua të drejtoj në Itali, kam kontakte me një kombëtare

De Biasi: Dua të drejtoj në Itali, kam kontakte me një kombëtare

Gianni de Biasi është bërë nazeli dhe nuk e ka të lehtë që të bindet të trajnojë një skuadër futbolli. Edhe pse ofertat kanë qënë të shumta, ish-trajneri i kombëtares shqiptare i ka thënë “Jo”. Të fundit në listë kanë qënë skuadrat italiane, Frosinone dhe Venecia, që sipas të gjitha gjasave do të jenë pjesë e Seria B italiane sezonin e ardhshëm.

Kjo e ka stepur disi De Biasin, që kërkon një klub me projekt ambicioz për të ardhmen.

“Kam refuzuar ofertat e Frosinone dhe Venecia. Projekti nuk më bindi. Sa i përket Veronës nuk kam pasur asnjëherë kontakte. Këto zëra janë thjeshtë spekulime të mediave të ndryshme. Po vlerësoj nëse duhet të stërvis një kombëtare apo ekipi. Nesë vjen një oferta nga fituesit e Seria B, patjetër që do e marr në konsideratë. Kam pasur një kontakt të rëndësishëm me një kombëtare. E vlerësoj dhe dua ta shikoj me kujdes këtë rast.”-deklaroi De Biasi për mediat italiane.

Një deklaratë që mund t’i pëlqejë Brescias, që është shumë pranë fitimit të titullit në ligën inferiore italiane, Seria B.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular