BallinaKryesoreFlamur Noka: Ramës do t'i pamundësohet dalja nga shtëpia, "Bindja" e krijuar...

Flamur Noka: Ramës do t’i pamundësohet dalja nga shtëpia, “Bindja” e krijuar në kuzhinën e Rilindjes

Partia Demokratike është e vendosur se nuk do të shkojë në zgjedhje me Ramën kryeministër, pasi sipas saj zgjedhjet do të ishin farse.
Ish-deputeti i PD, Flamur Noka i ftuar në studion e lajmeve të RTV Ora tha se protestat do të vazhdojnë, duke paralajmëruar se kryeministrit Rama do ti pamundësohet dalja nga shtëpia.

Flamur Noka: Ajo që duhet të bëjë hesap Edi Rama është fakti që shumë shpejt atij do t’i pamundësohet edhe dalja nga shtëpia, qoftë edhe në zyrë. Shumë shpejt Shqipëria do të jetë e bllokuar dhe e pushtuar e gjitha nga populli opozitar që kërkon largimin e klikës që ka marrë peng të ardhmen e këtij vendi. Jemi në stinë protestash nuk jemi në protestë. Ne jemi në një përshkallëzim, por të jeni të sigurt që deri në 30 qershor përshkallëzimi do të njohë shkallë të tjera dhe do të detyrohet diktatoruci, ose baroni i krimit dhe dorgës të largohet nga karrigia e pushtetit. 

Noka përjashtoi në mënyrë kategorike një tryezë mes Ramës dhe Bashës. Vetëm largimi i Ramës- tha ai -i hap rrugën dialogut.

Flamur Noka: Shansi për dialog është vetëm ky: Edi Rama të largohet si shkaktari i të keqes së madhe për shqiptarët. Edi Rama është shkaktari i kësaj të keqe që po vuajnë shqiptarët. Vetëm largimi i tij hap rrugën për tryezë. Shanset për një tryezë Rama-Basha janë zero. Tryeza do të jetë e gjithë faktorëve, pas largimit të Edi Ramës nga karrigia e pushtetit.

Ish-deputeti i PD, Flamur Noka thotë se krijimi i Partisë Bindja Demokratike nuk do të tkurrë votën e PD dhe se ajo është një partizë e krijuar në kuzhinën e Ramës.

Flamur Noka: Të jeni të sigurt që çdo partizë që krijohet në kuzhinën e Rilindjes me kryekuzhinier Edi Ramën do të ketë të njëjtin fund që kanë pasur të  gjitha ato që janë krijuar nga pushteti. Jeni dëshmitar i shumë partizave që janë krijuar gjatë kohës që PD ka qenë në opozitë, në opozitën e parë. E gjitha është  krijesë e vetëm një njeriu, është krijesë e Edi Ramës dhe Rilindjes, ndaj fundi dihet. 

PD ka kaluar shumë situata të tilla, pushteti i majtë ka krijuar shumë situata të tilla për të përçarë. Të jeni të sigurt që siç i ka qëndruar PD situatave në 20 e ca vite do të vazhdojë. Sot është më e fortë se kurrë. Në sondazhe PD ka mbështetjen më të madhe në histori. Në vazhdojmë të sigurt. Rama mund të krijojë partiza, por nuk mund dhe nuk do të ndalojë PD në rrugën që ka nisur për të përmbysur regjimin autokratik.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular