BallinaAktualitetJa çfarë do të bëjnë sot paradite artistët me prezencën dhe të...

Ja çfarë do të bëjnë sot paradite artistët me prezencën dhe të Doris Pack, policia rrethon Teatrin

Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit dhe aktivistë të ndryshëm që vijojnë ‘betejën’ me Bashkinë e Tiranës për mbrojtjen e Teatrin Kombëtar, kanë paralajmëruar se nesër në orën 10:00 do të vendosen shkronjat e hequra prej godinës së TK.

Ndërsa pritet që vendosja e shkronjave të bëhet në orën 10:00, po ashtu bëhet e ditur se e pranishme do të jetë edhe eurodeputetja gjermane, Doris Pack.

“Neser ne oren 10 do riveme shkronjat e teatrit. Kush e ndjen se ka nevoje ta ndalim kete cmenduri betoni qe po i behet ketij qyteti, le te vije!”, – shkruan sociologu Ergys Mertiri, i cili është edhe aktivist kundër prishjes së Teatrit Kombëtar.

Nga ana tjetër aktori Neritan Liçaj shprehet: “Germat do vihen ore…me te madhe ore…TEATRI KOMBETAR.”

Shkrimtari Rudi Erebara, teksa poston disa foto të një makine policie të stacionuar para godinës së Teatrit Kombëtar, shprehet: “E mira e do ta lene makinen aty nja ca dite se na ndihmon me shkallen”.

Në të tilla kushte, kur Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit shprehet e vendosur për të mos lejuar shembjen dhe për të rivendosur shkronjat e TK nga njëra anë, dhe nga ana tjetër Bashkia dhe qeveria e vendosur për ta prishur, nuk dihet se si do të reagojnë autoritetet nesër.

A do të ketë apo jo përplasje tek Teatri Kombëtar, mbetet për t’u parë nesër, ndërsa artistët u bëjnë thirrje qytetarëve që t’u bashkohen nesër në orën 10:00.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular