BallinaKryesoreShpëtim Idrizi zbulon arsyet e përplasjeve me Ramën

Shpëtim Idrizi zbulon arsyet e përplasjeve me Ramën

Kryetari i PDIU-së Shpëtim Idrizi ka treguar në studion e Mustafa Nanos se përse u largua nga aleanca me kryeministrin Edi Rama. Sipas tij, bëhet fjalë për një zgjedhje të detyruar pas asaj që ndodhi me PDIU-në në zgjedhjet e kaluara dhe ndryshimi i kursit të Ramës për çështjen çame dhe Greqinë.

“Ka qenë zgjedhje e detyruar pasi ajo që ndodhi me PDIU erdhi për shkak të asaj që ndodhi në zgjedhjet e kaluara dhe ndryshimi me 360 gradë i Ramës për çështjen çame. Sulmi u bë me mandatin e Fierit dhe Tiranës. Ajo që ndodhi me PDIU dhe Rilindjen u godit me kursin 360 gradë të çështjes çame. Rama ndryshoi kursin me Greqinë. U bë ligji i turpshëm për toponimet sepse 800 pleq që kanë lindur në Çamëri përfshirë edhe babain tim duhet të ndryshojmë emrin. Ky ndryshim i kursit shpjegon dhe goditjen që na u bë në zgjedhje. Rilindja na sulmoi, na mori mandatet, çështjen çame na mori edhe ato pak që ishin në administratë dhe ne dolëm në opozitë”, ka thënë Idrizi i cili tashmë është rreshtuar në aleancën opozitare./Opinion.al

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular