BallinaAktualitetBasha dhe Berisha, homazhe Dëshmorëve të Atdheut, kreu i PD: Për lirinë...

Basha dhe Berisha, homazhe Dëshmorëve të Atdheut, kreu i PD: Për lirinë shkohet në betejë çdo ditë

Kryetari i opozitës Lulzim Basha po bën homazhe në Varrezat e Dëshmorëve të Atdheut me rastin e 5 Majit. Sëbashku me Bashën, në homazhe janëedhe ish-kryeministri Sali Berisha dhe krerët e partive aleate të PD-së, ish-deputetë të opozitës, familje dëshmorësh, personalitete etj.

Një përkulje të veçantë, Basha bëri para Memorialit të Viktimave të Terrorit Komunist dhe së bashku me ish-kryeministrin Sali Berisha, vendosi tufa me lule mbi varrin e Heroit të Demokracisë, Azem Hajdari.

Kryetari i opozitës Lulzim Basha dha një prononcim për mediat pas homazheve që kreu  sot në Varrezat e Dëshmorëve të Atdheut.

Basha tha: “Sot është dita kur kombi shqiptar nderon të rënët, të rënët për lirinë kombëtare, kundër pushtuesve, për liri dhe demokraci. Është një ditë nderimi, respekti, mirënjohjeje e thellë kombëtare, patriotike dhe individuale ndaj qindra e mijëra burrave dhe grave, të rinjve dhe të rejave që   flijuan jetët e tyre në altarin e lirisë kombëtare.

Është po kështu një ditë reflektimi për t’u bashkuar të gjithë sërish për të mbrojtur lirinë dhe vlerat e saj, të vetëdijshëm se për lirinë shkohet në betejë çdo ditë.

Përkulem me respekt përpara dëshmorëve të Luftës Antifashiste, duke filluar nga dëshmori i parë Mujo Ulqinaku. Kujtojmë me respekt ata që ranë fli për atdheun dhe u burgosën nga diktatura. Përulem me respekt para bijve të Kosovës, Preshevës që luftuan për lirinë. Është dita që gjithsecili të ndjeë peshën e sakrificës të tyre. Zoti e bekoftë Shqipërinë.”

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular