BallinaAktualitetDhurata Çupi: Gati 100 numri i të helmuarëve në Bulqizë, institucionet fajin...

Dhurata Çupi: Gati 100 numri i të helmuarëve në Bulqizë, institucionet fajin njëra-tjetrës, të veprojë drejtësia

Ish -Deputetja e Partisë Demokratike, Dhurata Çupi komenton situatën e shëndetësore të banorëve të Bulqizës pas helmimit masiv të ditëve të fundit. Pëmes një postimi në faqen e saj të “Facebook”, Çupi shkruan se situata shëndetësore e banorëve të Bulqizës vijon të përkeqësohet, ndërsa kërkon nga autoritetet të marrin masa.

Statusi i ish-deputetet dhe anetares se Kryesise Dhurata Cupi ne FB

Situata shëndetësore e banorëve të Bulqizës vijon të përkeqësohet dhe numri i të prekurve nga helmimi vjen në rritje. Autoritetet pergjegjese po mundohen kujt tia lënë përgjegjësinë në derë për këtë ngjarje të rëndë.

Banorët e Bulqizës prej tre ditësh po përballen me një situatë të pazakontë duke shkuar drejt 100 numri i të prekurve nga helmimi.
Mjekët thonë se kjo po ndodh për shkak të cilësisë së ujit të pijshëm, nderkohe qe ujësjellësi pret përgjigje analizash.
Nga ana tjetër qytetarët kanë tejmbushur spitalin duke shfaqur shenja helmimi.
Banorët e Bulqizës nuk mund të presin lojën kukafshehti të autoriteteve por duhet të informohen e tu thuhet se cfarë po ndodh me ta dhe nga ju rrezikohet shëndeti i tyre.
I bëj thirrje autoriteteve ligjzbatuese, prokurorisë, të nisin sa më parë hetimin për këtë ngjarje që po rrezikon shëndetin e dhjetra banorëve. Përgjegjësit e kësaj ngjarje duhet të vihen përpara drejtësisë.
Uroj shërim të shpejtë banorëve dhe shpresoj që ky masivizim i helmimit të popullatës të ndalet.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular