BallinaKronikeGrabiten biznesi në Patos, hajdutët marrin euro, lekë dhe dy makina luksi

Grabiten biznesi në Patos, hajdutët marrin euro, lekë dhe dy makina luksi

Një subjekt privat ka rënë pre e grabitjes këtë të dielë në qytetin e Patosit. Të dhënat e para tregojnë se ngjarja ka ndodhur rreth orës 03:00 të mëngjesit.

Vetë pronari i subjektit në fjalë, shtetasi me iniciale M.K ka treguar se autorët kanë vjedhur dy automjete, një “Audi” e një “Land Rover”, 2800 euro dhe 60 000 lekë të reja, të gjitha në pronësi të shtetasit në fjalë.

Në subjekt janë shkaktuar edhe dëme të shumta materiale, të konstatuara nga vetë pronari i tij mëngjesin e sotëm. Menjëherë pas ngjarjes shtetasi me iniciale M.K, ka bërë denoncimin në polici duke sqaruar se nuk ka asnjë konfikt të mëparshëm.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular