BallinaLifestyleManjola Nallbani rrefen burrin e saj gjyqtar: Nuk është as liberal, as...

Manjola Nallbani rrefen burrin e saj gjyqtar: Nuk është as liberal, as konservator

Si rrallëe herë, këngëtarja Manjola Nallbani ka treguar për raportet me bashkëshortin e saj,
gjyqtarin e Gjykatës së Tiranës, Sokol Tona. Në emisionin ‘E diell’ në Top Channel, Nallbani zbuloi
se ai nuk është aq xheloz sa ishte në fillimet e lidhjes së tyre.
“Unë desha një herë të vija tela tek dhëmbët dhe i vendosa në fakt kur isha me barrë me Sindin (vajzën). Meqë s`do më shihte njeri, i thashë vetes që të rregulloja ç`të mundesha nga fytyra.
Mirëpo Sokoli kur më pa, më tha që pse i vura telat pasi unë aty e kisha gjithë lezetin, te dhëmbët e shtrembër”, tregon plot sinqeritet Manjola.
Pakkush e njeh këtë anë të këngëtares me batutën në majë të gjuhës dhe sinergjinë tejet pozitive që krijon teksa bisedon me të. Ngacmimeve nëse Sokoli tregonte apo jo xhelozi ndaj këngëtares, ajo u përgjigj: “Bashkëshorti im është shumë i mençur, (jo se është bashkëshorti im). Ai nuk është as liberal, as konservator. Në fillim ishte xheloz sepse nuk më njihte, tani që më njeh nuk ka nevojë të jetë as njëra e as tjetra se e di kë ka në shtëpi”.  Manjola dashuron diellin ndërsa Sokoli malin, dimrin dhe këtu ndodh që çifti teksa përzgjedhin pushimet, të “debatojnë” me njëri-tjetrin duke fituar gjithmonë Manjola.
Por, si reagon Sokoli kur lexon lajme ku në brendi kanë foto të Manjolës në plazh? “Lum si unë që kam këtë grua”, u përgjigj Manjola

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular