BallinaOP EDNderim dhe përulje për Dëshmorët e Atdheut !

Nderim dhe përulje për Dëshmorët e Atdheut !

Nga Shefqet Bruka

Nderim dhe përulje për Dëshmorët e Atdheut !
Të nderuar Dëshmorë!
Ju tashmë jeni në botën e përtejme e NE të botës për të cilën ju dhatë jetën e kemi të pamundur të komunikojmë me ju sepse mjetet e sotme të komunikimit nuk na e mundësojnë një gjë të tillë. Zoti ka filluar t’i mundësojë njerëzimit komunikimin kuantik, ndonëse ai është në fazën embrionale, unë po e përdor atë për t’ju kërkuar të falur.
Ju lutem na falni !
Sepse NE kur vijmë për t’ju nderuar e respektuar vijmë të ndarë dhe me urrejtje patollogjike ndaj njëri-tjetrit.
Sepse NE nuk e dimë se sa jeni ju. Në 1946 kemi listuar vetëm 1141 prej jush, në 1985 numrin e bëmë 2191 dhe në vitin 2009 lista juaj shkoi në 2397. Në cdo libër shkolle dhe në cdo 5 Maj na thuhet se ju jeni 28 mijë. Ju lutem a mund të na thoni se sa jeni ju në botën e përtejme? Ne nuk ju numërojmë dot!
Sepse në mesin tuaj NE kemi vendosur të jenë disa që njëherë i shpallëm armiq dhe njëherë i shpallëm dëshmorë.
Sepse në mesin tuaj NE kemi vendosur të jenë disa që nuk janë vrarë për atdheun por për hajni e hajdutëri.
Sepse disave prej jush NE u kemi ngritur përmendore në vendin ku janë vrarë kurse disa të tjerëve nuk kemi guxuar t’ju zëmë as emrin.
Sepse në mesin tuaj NE kemi vendosur të jenë disa vetëm se kanë qenë kundërshtarë politikë të Mbretërisë dhe që vdekja e tyre ishte natyrore ose në rrethana të dyshimta por jo përballë armikut.
Sepse në mesin tuaj NE akoma nuk kemi vendosur ata që kanë qenë kundërshtarë politikë të komunizmit, që u vranë dhe u pushkatuan vetëm se donin një Atdhe të lirë, demokratik dhe të pavarur prej jugosllavëve e sovjetikëve.
Edhe njëherë, ju lutem, na falni !

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular