BallinaAktualitetReagimi i fortë i akademikut: Turp të përdorësh gjakun e të rënëve...

Reagimi i fortë i akademikut: Turp të përdorësh gjakun e të rënëve për trafik votash! Dëngla maskarenjsh

Duke reaguar me rastin e 5 Majit, Ditës së Dëshmorëve, akademiku Artan Fuga shkruan se është e turpshme të përdorësh gjakun e të rënëve për tregti apo trafik votash.

Ai e konsideron të turpshme përgojimin e sakrificës së tyre,

Reagimi i plotë i Artan Fugës:

Gjaku i të rënëve i takon vetëm Nënës Shqipëri, jo hipokritëve!

Sot në 5 maj unë përulem para gjakut të dëshmorëve të familjes time të zgjeruar, të të gjithë të rënëve, të të gjithë atyre që luftuan për liri! I përjetshëm kujtimi i tyre!

Janë në themelet e Shqipërisë!

Turp për këdo që injoron e përgojon sakrificën e tyre!

Turp edhe për ata që duan ta hipotekojnë gjakun e dëshmorëve a thua se u takon natyrshëm trashëgimia e veprës së tyre madhore!

Kërkojnë ta hipotekojnë për qëllime elektoraliste!

Është të përdorësh gjakun e të rënëve për tregti dhe trafik votash!

Vepra e dëshmorëve i takon vetëm Nënës Shqipëri. Kaq. Të tjerat janë dëngla maskarenjsh!

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular