BallinaKronikeArrestimet në Sarandë, gazetarja: Nëndrejtori i spitalit anëtar aktiv i bandës

Arrestimet në Sarandë, gazetarja: Nëndrejtori i spitalit anëtar aktiv i bandës

Gazetarja Klodiana Lala ka folur në studion e emisionit “Opinion” për aksionin e sotëm në qytetin e Sarandës. Ajo tha se nëndrejtori i spitalit të Sarandës, Florenc Llanaj ishte një anëtar aktiv i bandës, që akuzohet për trafikim të kanabisit.

“Janë tetë të arrestuar. Zyrtarët e Prokurorisë së Krimeve të Rënda thonë që do jenë më shumë. Nëndrejtori i Spitalit është anëtar aktiv i bandës, nga burimet thonë që merrej me trafik droge dhe ka përgjime disa mujore të realizuara nga Prokuroria e Krimeve të Rënda. Nesër Prokuroria dhe Policia do të kenë një konferencë të shtyp. Flitet për një trafikim në sasi të mëdha kanabisi. Në këto momente, aksioni është ende në vijim. Po bëhen kontrolle banesash, ka kontrolle shtëpish”, tha Klodiana Lala.

Deri më tani janë zbuluar identitetet e pesë personave të ndaluar Adrian Xhibro, Florenc Llanaj, Edvin Xhibro, Mikel Jorgji, Armando Zholi. Policia nuk ka dhënë detaje zyrtare, por sipas burimeve mësohet se grupi hetohej prej kohësh për veprimtari në trafikun ndërkombëtar të drogës.

Saranda është një nyje e transportimit të sasive të mëdha të marijuanës drejt Greqisë përmes kufirit tokësor por edhe një pikë tranziti e trafikimit të llojeve të forta të drogës si heroinë dhe kokainë

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular