BallinaAktualitetDeputetët e Holandës zbarkojnë në Tiranë, mbledhin fakte për vizat dhe…

Deputetët e Holandës zbarkojnë në Tiranë, mbledhin fakte për vizat dhe…

Kancelarja gjermane, Angela Merkel mbylli derën për Shqipërinë në lidhje me çeljen e negociatave, gjatë samitit të Berlinit. Nga ana tjetër Holanda, para disa kohësh votoi në Parlament një rezolutë që kërkonte vendosjen e vizave për Shqipërinë.

Dhe teksa vendet anëtare futen në zgjedhje për Parlamentin Europian, situata e zgjerimit duket e zymtë, ndërsa kryetarët e shteteve i frikësohen një rritjeje të populistëve.

Ndërkohë këtë të hënë, në Tiranë zbarkojnë një grup deputetësh holandezë, nga komisioni i integrimit, të cilët do të shohin ecurinë e të gjithë reformave dhe zhvillimet politike, para se të merret vendimi për çeljen, apo jo, të negociatave mes Shqipërisë dhe Bashkimit Europian.

Kjo vizitë fakt mbledhëse vjen vetëm dy para vizitës se shefes së diplomacisë europiane Federica Mogherini, e cila merr pjese në Samitin e Brdo-Brijunit. Samit që zhvillohet pas atij të Berlini dhe sjell në Tiranë sërish liderët e Ballkanit perëndimor.

Deputetët e holandezë do të përcjellin në Parlamentin e tyre edhe një raport lidhur me rezolutën e miratuar nga parlamenti Holandez për heqjen e vizave me Shqipërinë

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular