BallinaAktualitetE pranon dhe Rama: Në Shqipëri hahet helm, deri 15 vjet burg...

E pranon dhe Rama: Në Shqipëri hahet helm, deri 15 vjet burg dhe konfiskim…

Kreu i Qeverisë, Edi Rama është ndalur sot në sigurinë ushqimore në vend, duke deklaruar prerë se është e dhimbshme të ndëshkohen gjithë fermerët e sipërmarrësit që eksportojnë duke kaluar gjithë filtrat rigorozë të BE.

Por duke pranuar se nuk ka garanci absolute, Rama ka kujtuar ndryshimet ne Kodin Penal, per ndeshkimin me burg per kedo qe cenon shendetin e njerezve permes ushqimit.

Kryeministri ka theksuar se “do te kete ndalimin përgjithmonë të personit për tu marrë tërë jetën e vet me atë aktivitet dhe patjetër edhe me dëmshpërblimet përkatëse. Deri në 15 vjet burg dhe konfiskim të aseteve të prodhimit”.

Dëgjojmë të thuhet se në Shqipëri hahet helm, kjo është e pavërtetë, sikundër është e dhimbshme të ndëshkohet sipas këtij perceptimi që ushqehet edhe nga media, fermerët shqiptarë, sipërmarrësit që i janë kushtuar eksportit, që vitin e kaluar kanë eksportuar 300 mije tonë produkte shqiptare dhe nuk kanë marrë mbrapsht asnjë kamion. Nëse ushqimet tona bujqësore do të ishin produkt i hormoneve do të ishte e pamundur që vendi të kishte këtë trend pozitiv të eksporteve dhe të kalohej filtri rigoroz i BE”- tha Rama.

Ai nuk ka lënë pa përmendur edhe gjithë solidaritetin që bëhet në rrjetet sociale, kundër policive bashkiake, që heqin nga rruga tregtarët ambulantë, apo fshatarët që shesin produktet e tyre jashtë cdo kontrolli e standardi.

“Kur policia bashkia nuk lejon të shesë në rrugë, është shumë e lehtë të thuash që po i heqin bukën e gojës, nuk është kaq e vështirë për të kuptuar se gjithë sa bëhet për të larguar ushqimin nga rruga, që nuk përmbushin standardet, therjen e mishit jashtë standardeve bëhet në emër të shëndetit. Kur sheh se si policia nuk lejon fshatarët të shesin në rrugë, por në emër të mbijetesës shitet një produkt i rrezikshëm. Së pari marrin pjesë në kërcënimin që i bëhet shëndetit dhe së dyti nuk e shtyjnë atë kategori që të futen në një sistem tjetër e të në fund të ditës të fitojnë edhe më shumë. S’ka më fute në shishe plastike e dil te rruga”-tha Rama.

Masat dhe ndeshkimi 

Rama ka theksuar se “Janë mijëra inspektime, konsum i pafund energjie dhe stresi edhe për ata që janë në rregull, e kush është rezultati, ata që kanë hyrë në këtë fushë për të qenë në rregull, janë tërësisht në rregull, kurse ata që kanë hyrë për të bërë lojëra, vazhdojnë të bëjnë lojëra”.

Sipas tij, absurditeti ne ligj duhet te ndryshohet. “Kjo është një beteje e ndryshme, më komplekse, por e ngjashme me beteja të tjera për rend e ligj, si në energji e me radhë, dhe vijmë te e njëjta pikë. Kush merr përsipër të cenojë një rend ligjor që garanton zhvillimin normal të një sektori do të përballet me konseguencat. Si mundet të jetë në legjislacion vdekja e provuar argumenti për të ndëshkuar, duhet të vdesë dikush, të provohet që vdiq nga ky produkt që pastaj ai që e tregton të ndëshkohet, është absurde, i përket një kohe të largët 20 e më shumë vjet”- tha ai.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular