BallinaAktualitetIsh-ministri britanik për çështjet Evropiane: Negociatat me Shqipërinë, mund të shtyhen deri...

Ish-ministri britanik për çështjet Evropiane: Negociatat me Shqipërinë, mund të shtyhen deri në 2024-ën

Ish-Ministri Britanik për çështjet Evropiane, Denis MacShane ka shprehur dyshimin e tij se Shqipëria do të arrijë të hapë negociatat me BE-në këtë vjeshtë. Ssipas tij kjo do do të ndodhë një kohë tjetër, brenda vitit 2024. MacShane tha ndër të tjera, i intervistuar nga gazeta “Shekulli”:

MacShane, besoni se Bashkimi Evropian do të fillojë negociatat me Shqipërinë këtë Qershor? 

Shpresoj, por mikpritja e Presidentit Macron është shumë shqetësuese. Në qershor, Bashkimi Evropian do të kalkulojë të gjithë rezultatet që do të dalin nga zgjedhjet e Parlamentit Evropian dhe do të diskutojnë për të vendosur se kush do të jetë Presidenti i ardhshëm i Komisionit Evropian dhe Presidenti i Këshillit të Ministrave të Bashkimit Evropian. Në të njëjtën kohë do të përcaktohet edhe Përfaqësuesja e re e Lartë e Politikës së Jashtme të Bashkimit Evropian.

Unë dyshoj shumë se çdo çështje për negociatat e ardhshme të Shqipërisë me Bashkimin Evropian do të mund të vendoset këtë vjeshtë, kur lidershipi i ri i Bashkimit Evropian do të vendosë të drejtojë Bashkimin Evropian. Kjo periudhë do të jetë për vitet 2019-2024. Të njëjtin mendim kanë edhe deputetët e Parlamentit Evropian.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular