BallinaKronike(Video)/8 të ndaluar ne Sarandë nga zv/drejtori i Spitalit si kryetrafikant droge...

(Video)/8 të ndaluar ne Sarandë nga zv/drejtori i Spitalit si kryetrafikant droge dhe bashkëpunëtorët e tij

Florenc Llanaj, nën/drejtor i Spitalit të Sarandës, është një nga personat e ndaluar në orët e fundit nga Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë, në megaoperacionin që ka nisur që në orët e para të mëngjesit.

Llanaj akuzohet si kreu i një bande që merrej me trafikimin e lëndëve narkotike.

Emri i tij thuhet se ka dalë nga përgjimet e Prokurorisë së Krimeve të Rënda, ku ka rezultuar i përfshirë në trafikun e drogës.

Të ndaluar të tjerë në këtë operacion janë edhe shtetasit: Adrian Xhibro, Edvin Xhibro, Mikel Jorgji, Armando Zholi.

Ndërkohë FNSH arrestoi më herët edhe dy femra, por që më pas u lanë të lira.

 

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular