BallinaAktualitetEmrat/Valë arrestimesh, ne pranga ish-kryetari i Komunës së Kasharit, kreu i Zyrës...

Emrat/Valë arrestimesh, ne pranga ish-kryetari i Komunës së Kasharit, kreu i Zyrës së Urbanistikës dhe…

Ish-kreu i Komunës së Kasharit, Besnik Fuçia është arrestuar së bashku me 5 persona të tjerë, mes tyre edhe një ndërtues.

Ish-zyrtari akuzohet për flasifikim të dokumentave. Një ditë më parë u arrestua edhe ish-kreu i Zyrës së Urbanistikës në Kashar. Jurgen Memishaj u ndalua në akuzën për falsfikimim dokumentesh dhe shpërdorim detyre në dhënien e një leje për ndërtimin e dy pallateve në këtë zonë.

Dy biznesmenë ndërtuan dy pallate në zonën e Yzberishtit dhe kishin rënë dakord mes tyre me ndarjen e pronësisë 50% me 50%. Por pronësinë e dy pallateve në fjalë e ka fituar vetëm ndërtuesi Stefan Caushi, pas falsifikimeve dhe tjetërsimeve që u janë bërë dokumentave të pronësisë.

Në një situatë të tillë ndërtuesi tjetër, Arben Petriti të bëjë kallëzim në Prokurori. Pas hetimeve të kryera, policia ka prangosur 5 persona mes tyre ish-kryekomunarin e Kasharit, Besnik Fuçinë dhe dy gra.

Nga policia janë arrestuar edhe Vjollca Pani dhe Miranda Dyrmishaj. Pani mbante postin e sekretares së Zyrës së Planifikimit të Territorit, ndërsa Miranda Dyrmishaj ishte kolaudatore e dy pallateve në Yzberisht.

Përveç katër zyrtarëve të komunës së Kasharit, në prangat e policisë ka përfunduar edhe ndërtuesit Stefan Caushi, si i përfshirë në mashtrim.

Deri më tani nga ana e policisë nuk janë bërë të ditura detaje nga operacioni i zhvilluar pasditen e djeshme në kryeqyetet. Në vazhdim pritet që ish-zyrtarët dhe ndërtuesit të dalin para Gjykatës për t’u njohur me masën e sigurisë.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular