BallinaKronikeBiznesmeni Korçar rrëfen tmerrin e grabitjes: Me lidhën duart dhe gojën...

Biznesmeni Korçar rrëfen tmerrin e grabitjes: Me lidhën duart dhe gojën…

Nevruz Vila ka rrëfyer për mediat momentin e ngjarjes : “Po hanim darkë me bashkëshorten. Më lidhën duart dhe gojën mua dhebashkëshortes. Mua më morën lekët që kisha në xhep, nja 1.6 mln lekë si dhe më hoqën varësen që kisha në qafë. Mirë që u shkëput lehtë ajo. Pastaj dëgjuam zhurmë në dhomat e gjumit. Na thanë të mos lëvizim”

Ai tregon se është pronar i një gomisterie servis dhe anije peshkimi Durrës dhe se në xhep kishte pasur lekët e xhiros së biznesit të tij.

Autorët kanë qenë të veshur me uniforma policie. Vila tregon se policia e ka gjetur me duar të lidhura. Ndërkohë që zyrtarisht nga policia e Korçës nuk ka asnjë njoftim.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular