BallinaAktualitetFalsifikimi i firmave nga Bindja Demokratike, evidentohen shkeljet e gjykatës dhe KQZ-së

Falsifikimi i firmave nga Bindja Demokratike, evidentohen shkeljet e gjykatës dhe KQZ-së

Një ditë pas publikimit te skandali në lidhje me falsifikimin e listave të themeluesve të partisë Bindja Demokratike, BOOM u ndal tek shkeljet e gjykatës dhe ato të KQZ, në lidhje me regjistrimin e saj.

Edhe pse afati për regjistrimin e një partie është 30 ditë nga data e paraqitjes së kërkesës për regjistrim, Gjykata e Shkallës së Parë Tiranë e ka regjistruar Bindjen Demokratike në kohë rekord.

Po me kaq urgjencë gjykata i ka vënë në dispozicion kësaj partie në shkelje të ligjit vendimin që ende nuk kishte marrë formë të prerë, për shkak të afatit 15 ditor të ankimimit.

Teksa afati i fundit për regjistrimin e një subjekti politik në KQZ për këto zgjedhje ka qenë data 23 prill, Bindja Demokratike është themeluar në gjykatë në datën 25.

Në nenin 64 të kodit zgjedhor përcaktohet se “për t’u regjistruar si subjekt zgjedhor për çdo lloj zgjedhjeje, një parti politike duhet të paraqesë në KQZ: a) vërtetimin që partia është regjistruar në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor, Tiranë”.

Bledar Skënderi, një nga antarët që votoi pro regjistrimit të Bindjes Demokratike, u shpreh për BOOM:

Bledar Skënderi: Afati i fundit ka qenë 23 prilli, është paraqitur me 23 prill. Ne si institucion kemi afat 5 ditor për të parë dokumentacionin dhe për tu kërkuar partive politike ta plotësijnë nëse kanë ndonjë mangësi në dokumentacion.

Vendimet e KQZ në vite duken me dy standarde. Nga praktikat e KQZ, në vitin 2015 partisë Shkodra 2015  ju refuzua regjistrimi në KQZ për shkak se vendimi nuk kishte marrë formën e prerë, brenda afateve për regjistrim në KQZ, ndryshe nga sa ndodhi me Bindjen Demokratike.

Gazetarja e BOOM i kërkoi një prononcim edhe z.Patozi, por ai u shpreh se ishte i zënë me përgatitjen e listave të kandidatëve për zgjedhje.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular