BallinaEkonomiFinancat duhet t’u kthejnë 40 mln euro TVSh eksportuesve dhe 120 mln...

Financat duhet t’u kthejnë 40 mln euro TVSh eksportuesve dhe 120 mln euro të mëdhenjve

Drejtori i Përgjithshëm i Tatimeve, Enton Duro, doli në një konferencë për shtyp për të sqaruar vonesat që kanë ndodhur me rimbursimin e TVSH-së, problematikë e ngritur edhe Fondi Monetar Ndërkombëtar.

Sipas zotit Duro po punohet që të ngushtohet hendeku midis kërkesave për rimbursim dhe rimbursimit. Drejtori i Përgjithshëm i Tatimeve shtoi se krahasuar me vitin 2018, fondi për rimbursimin e TVSH-së është 32% më i lartë.

“Gjatë muajit prill kemi rimbursuar 90% të fondit. Gjatë muajit majparashikohet se do të rimbursohet 100% e fondit. Nga sot, deri në fund, do të rimbursojmë 16 miliardë lekë,”- tha Drejtori i Përgjithshëm i Tatimeve.

Tatimet gjithashtu kanë saktësuar se stoku deri në fund të muajit prill është 14.9 miliardë lekë; nga këto 10 miliardë janë TAP, Bunkers, Ayen, të cilat janë skeduluar per t’u rimbursuar me këste; kështu që mbetet 4.9 miliardë detyrimi ndaj tatimpaguesve eksportues, fason, grumbullues e te tjerë.

Duro sqaroi se për  disa biznese VIP është rënë dakord për procedurën e rimbursimit.

“Një nga kriteret që ne kemi marrë në analizën tonë janë grupet e fasonit të eksportuesve dhe grumbulluesve që preken nga kursi i këmbimit por që kanë një efekt te madh në ekonomi dhe në punësim. Ne jemi ne sinkron me Ministrinë e Financave dhe gjykohet ne fund te tremujorit te dyte situata te rregullohet. Ka një historik që duhet analizuar dhe parë por situata po përmirësohet, duke u ngushtuar edhe hendeku,” përfundoi Duro.

Drejtori i Përgjithshëm i Tatimeve bëri gjithashtu apel për të gjithë tatimpaguesit që të përditësojnë të dhënat e tyre të kontaktit si email apo numër telefoni me qëllim vendosjen e komunikimit midis palëve. Shpesh Administrata Tatimore e ka të vështirë që lidhet me tatimpaguesit, pasi vetëm 50% e tyre kanë të dhëna të sakta kontakti.

 

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular