BallinaPolitikeKreu i FPRD, Kurbin: 11 maji beteja e radhës në rrugën e...

Kreu i FPRD, Kurbin: 11 maji beteja e radhës në rrugën e pakthyeshme kundër krimit dhe korrupsionit

Kryetarja e Forumit Rinor të Partisë Demokratike Kurbin, ish-kandidatja për deputet e PD, Enkelejda Rica përmes një statusi në FB para pak minutash ka bërë thirrje që më 11 maj shqiptarët të janë të gjithë në shesh kundër krimit dhe korrupsionit. Zonja Rica ndër të tjera shkruan se: Ne duam një Shqipëri si gjithë Europa . Ketë duam dhe do ta realizojmë”.
Le të jetë 11 maji beteja e radhës në rrugën e pakthyeshme qe kemi ndërmarrë për të shkëputur Shqipërinë nga vargonjtë e krimit dhe korrupsionit.
Kushdo që mendon se beteja jonë po venitet apo tretet gabon. Ne jemi përgatitur për një rrugëtim që do të jetë i stërmundimshëm por shërbimet ndaj kombit janë gjithmonë të tilla.
Beteja jonë për të drejtën dhe të vërtetën nuk do të stepet kurrë.
Ne duam një Shqipëri si gjithë Europa . Ketë duam dhe do ta realizojmë.
Padyshim që kjo rrugë ka nevojë për njerëz të cilët duan atdheun mbi të gjitha. Pikërisht këta njerëz i ftojmë të na bashkohen edhe me 11 Maj. Ne jemi shumë dhe me shumë do të bëhemi nga dita në ditë . Ne 11 Maj le të mblidhemi të gjithë se bashku në Tiranë për t’i dhënë shuplaken e radhës dhe dërmuese qeverisë së krimit e cila shume shpejt nga rezistenca dhe demonstrimi jonë do të bjerë dhe shkallmohet.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular