BallinaKryesoreGrada dhe vlerësimet me medalje/Kush janë efektivët e FA të plagosur në...

Grada dhe vlerësimet me medalje/Kush janë efektivët e FA të plagosur në Letoni

Përveç nëntetares Zarife Hasanaj e cila humbi jeten, në incidentin e ndodhur dje teksa ishin me mision në Letoni .u plagosën edhe major Klodian Tanushi dhe rreshteri Julian Kapaj . Klodian Tanushi është me orgjinë nga Dibra, i martuar dhe baba i tre fëmijëve, ndërsa Julian Kapaj ka lindur në Tiranë, edhe ai i martuar e me dy fëmijë.
Karriera e tyre brenda Forcave të Armatosura ka nisur herët, ndërsa kanë mundur të gradohen e marrin medalje gjatë punës së tyre.

TË DHËNA PËR MAJOR KLODIAN NIKOLLA TANUSHI

Major Klodian Nikolla TANUSHI lindur në Dibër më 31.10.1980, fëmija i pare i familjes Tanushi. I martuar dhe me tre fëmijë (dy djem dhe një vajzë) përkatësisht 14 vjeç, 11 vjeç dhe 1 vjeç e gjysmë.

Në vitin 1999 ka përfunduar shkollën e mesme profesionale “Nazmi Rushiti” në profilin “Motorist xhenerik”. Nga viti 2000 deri në vitin 2003 ka ndjekur studimet në Akademinë Ushtarake Skëndërbej.

Ka kryer kurse funksional EOD Niveli I-re “Për asgjesimin e municioneve me eksploziv”
Ka marrë pjesë ne kursin “EUFOR Mine Aëareness Instructor Course”.

Pas përfundimit të Akademisë është titulluar oficer dhe me urdhër nr.9628 datë 18.09.2003 ka marrë gradën e “Nëntogerit”. Në vitin 2006 ka marrë gradën e “Togerit”, në vitin 2010 ka marrë gradën e “Kapitenit” dhe në vitin 2017 ka marrë gradën e “Majorit”.

Gjatë karrierës së tij ushtarake ka kryer detyra si : Komandant Toge, Komandant Kompanie, Shef Seksioni, Specialist Operacionesh. Aktualisht me detyrë Komandant i Togës së pare të EOD.

Në 20.12.2018 është dërguar me mision në Operacionin Ushtarak të NATO-s në Riga, Letoni në përbërje të Grup-batalionit kanadez me detyrë Komandant i Kontigjentit shqiptar dhe përfaqësues i lartë ushtarak, me afat qëndrimi 6-mujor.
Gjatë karrierës së tij është vlerësuar me Medaljen e “Karrierës” nga Komandanti i Forcës, Medaljen e “Shërbimit” nga Shefi i Shtabit të Përgjithshëm, Medalje shërbimi në Mision jashtë vendi si dhe Medaljen “Për pjesëmarrje në shërbime ndërkombëtare” nga Ministri i Mbrojtjes.

TË DHËNA PËR RRESHTER JULIAN KAPAJ 
Rreshter Julian Kapaj, i datëlindjes 05/08/1978, ka lindur në Qytetin e Tiranës me banim, Tiranë:

Është fëmija i parë i familjes Kapaj, i martuar, ka dy fëmijë dhe ka nje motrër. Jeton me prindërit.

Ka përfunduar Shkollën e mesme të përgjithshme “Qemal Stafa”, Tiranë në vitin 1997. Ka kryer kursin funksional per specialitetin AEM (Kursi Fillestar i Asgjesimit të Muncioneve)

Ka kryer kursin EOD Niveli i I-rë “Asgjesimi i Muncioneve me Eksplozivë”.

Është mobilizuar në FA më datë 16.10.2001 si ushtare si n/oficer me gradën n/tetar.

Gjatë karrierës në FA është dalluar në realizimin e detyrave dhe për disiplinë të lartë. Rreshter Julian Kapaj shërben si operator EOD, në RU 4040.

Në 20 dhjetor 2018 është dërguar me mission në operacionin ushtarak të NATO-s në Riga, Letoni, në përbërje të Grup-Batalionit Kanadez, me afat qëndrim 6 mujor, me detyrë Operator EOD.
Ka marrë medalje Shërbimi më 05.12.2007 dhe medalje për shërbime ndërkombëtare më 24.06.2009.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular